Lajmi i fundit : Gjykata vendos rihapjen e dosjes ndaj zyrtarëve të bashkisë

Gjykata e Sarandës ka shqyrtuar ditën e sotme ankimimin  e KLSH për mbylljen e hetimeve nga ana e Prokurorisë Sarandë për dosjen ndaj zyrtarëve të Bashkisë Sarandë, ku sipas KLSH abuzimet shkojnë në rreth 1 milion euro.
Në muajin Prill KLSH dorëzoi në Prokurorinë e Sarandës një dosje ku pretendonte se zyrtarët e lartë të Bashkisë Sarandë kishin bërë shkelje ligjore në tendera me një dëm ekonomik rreth 1 milionë euro.
Së bashku me dosjen, KLSH dorëzoi në  Prokurori edhe kallëzime penale ndaj kryetares së Bashkisë dhe disa zyrtarëve të tjerë. Prokuroia nga ana e saj e pushoi ceshtjen në muajin korrik, me pretendimin se nuk ka gjetur shkelje.
Por KLSH në muajin shtator bëri ankimin  në Gjykatën e Sarandës ndaj vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve.
Gjykata e Sarandës, pas shqyrtimit të ankesës së KLSH ditën e sotme vendosi të detyrojë Prokurorinë e Sarandës për rihapjen e kësaj dosjeje.

/SarandaWeb

 

loading…


Comments

comments