NOSTALGJIA ÇAPITET NË RRUGËN ME KALLDREM

NGA PANAJOT BOLI

Pak blozë e gjethe të kalbura në gurët e kalldremit
Në rrugën e plakur qe rënkon nga dhimbjet në fshat
I mpirë nga malli i hirtë dhe kujtimi i brirëve të demit
Me heshtjen eci, me zërin e qyqes e dashurinë e pafat.

Dridhen kujtimet në agun e ftohtë, acar, të mengjesit
Fantazna e brirëve të demit më shfaqen atje në kthesë
Nga paniku i fëmijërisë më permend zëri i kendesit
E si dikur qendroj e fshij kepucët mes barërave me vesë.

Ngadalë me kujdes shkel në kalldrem, mos plagët i lëndoj
Por ,ah, një gur pa dashur leviz dhe hapet një e çarë
Monëdhenën e humbur dikur këtu, me habi kundroj
E skuqjen e fytyrës ndjej nga e babait pellëmba e parë.

Nostalgjia e ngasheryer çapitet në rrugën me kalldrem
Mbushur plot sirtarët e gurëve me myshqe e kujtime
Rrezohem e gjurin gjakos ,i fryj me gojë se më dhemb.
Çuditem: Mos vallë padashur i bëj fëminisë xhirime?

loading…


Comments

comments