Operatorët turistikë: Vetëm demagogji, bagëtitë ende shëtitje në Ksamil


Mamasandpapas.ae

Kur kanë mbetur ende vetëm disa muaj nga fillimi i sezonit turistik në Ksamil, operatorët turistikë në këtë qytezë turistike e shikojnë me skepticizëm se Ksamili këtë vit do të ketë një paraqitje më të mirë në krahasim nga vizi i kaluar.
Në fund të sezonit turistik të 2017 nga ana e bashkisë Sarandë u proklamua një ultimatum për therjen e bagëtive, ultimatum që sipas asaj që u trumbetua nga ana e bashkisë, do të ndante turizmin nga bagëtitë.


Por situata duket se nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk pritet të ndryshojë nëse nga ana e bashkisë nuk ndërmerren veprime konkrete për ti dhënë fund kësaj situate.

/SarandaWeb

loading…


Comments

comments