Shkatërrohet rruga e sapopërfunduar. Investime te bera per sy e faqe . . .

Matilda Qurku Sekretare e PD Sarande denoncoi me ane te emisionit “Skaner” ne Tv Saranda/Saranda Web nje problem qe ka te bej me rrugen e sapopërfunduar Pllakë – Kulluricë.

“Rruga e sapopërfunduar Pllakë – Kulluricë në bashkinë Finiq ka pësuar dëmtime të rënda në gjithë segmentin e saj.
Gropa të shumta, carje dhe deformime të asfaltit ka në të gjithë aksin rrugor nga Pllaka në Kulluricë. Sipas banorëve keto dëmtime kanë ardhur si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.
Me një shikim të shpejtë në internet tenderimi i rrugës Pllakë – Kulluricë vlerësohet me flamur të kuq që do të thotë rrezik potencial për afera korruptive.
Nga bashkia e Finiqit ishte vendosur fondi 111 385 721 lekësh dhe ajo që vihet re është se në tenderin e kësaj vepre publike kanë marrë pjesë 6 kompani, por kompania fituese 2 T Sh.p.k e ka fituar tenderin e me vetëm 42 milion lekë të vjetra ose rreth 3% më poshtë se fondi limit i vendos nga qeverisja vendore” – shprehet ajo.

“Diten e sotme gazetaret kane shkuar dhe kane verifikuar gjithecka une kam thene . Lekë të hedhura dëm,investime të bëra sa për sy e faqe,fonde që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve!” shtoi Qurku.

Ndiqni videon e bashkangjitur me poshte !

loading…


Comments

comments