Zbuloni Shqiperine piktoreske

– E paaksesueshme për turistët për një kohë të gjatë, Shqipëria është margaritari i vërtetë i paprekur i bregdetit të Adriatikut –

– Ka ardhur koha të zbuloni Europën e panjohur, shkruan faqja e njohur turistike, fly4free.com.

”Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me male spektakolare, plazhe të virgjëra, njerëz miqësorë dhe ushqime shumë të shijshme”, thekson fly4free.com.

”E paaksesueshme për turistët për një kohë të gjatë, Shqipëria është margaritari i vërtetë i paprekur i bregdetit të Adriatikut! E mbushur plot me hotele me çmime të arsyeshme, Shqipëria është një nga destinacionet më të mira europiane për pushime”, shtohet në këtë shkrim.

”Zbrisni nga avioni në Tiranë dhe pastaj drejtohuni në Sarandën e bukur, një qytet i mrekullueshëm bregdetar shqiptar. Ju me të vërtetë do ta admironi këtë vend!”, shkruan fly4free.com.

”Hotelet në Sarandë ofrojnë dhoma me pamje nga deti dhe me WiFi pa pagesë. Mëngjese me menu europiane, përfshirë bar, shërbime të ndryshme dhe frigoriferë në çdo dhomë”, përfundon faqja e njohur turistike.

loading…


Comments

comments